E mërkurë, 15 Janar, 2025

VIDEO – Në rrugën e Krastës vijojnë problemet, firma shtron një pjesë me asfalt

Gjendja e rrugës Qaf Bualli – Krastë vijon të jetë problematike për drejtuesit e automjeteve. Kjo për shkak se në këtë rrugë kanë munguar investimet e mëdha prej shumë vitesh.

Me gjithë ndërhyrjen që bëhet nga ana e firmës mirëmbajtëse duke mbushur gropat me zhavorr, situata zgjidhet provizorisht.

Ndërkohë, firma mirëmbajtëse e kësaj rruge ka bërë të mundur shtrimin e një pjese me asfalt. Të kontaktuar nga ana jonë drejtues të firmës thanë se në zbatim të kontratës së mirëmbajtjes ku përcaktohet mbushja e gropave me asfalt, kjo gjë është bërë në vijë lineare për shkak se asfalti i hedhur 3 dekada më parë është i hequr totalisht.

Drejtuesit e mjeteve vazhdimisht kanë kërkuar që e gjithë rruga prej 16 kilometrash të shtrohet me asfalt pasi vetëm në këtë mënyrë zgjidhet e gjithë problematika.

Duke u bazuar në kontratën e mirëmbajtjes me Autoritetin Rrugor shqiptar, firma duhet të shtrojë minimumi 1 mijë metër katror asfalt në vit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit