Portugalia ka fituar me shumë vështirësi kundër Ganës dhe ka arritur që të marrë tre pikët e para në këtë Botëror.
Me rezultatin 3 me 2, Portugalia e Ronaldos tregoi edhe njëherë se ata janë ndër favoritët për të fituar këtë trofe.
Pjesa e parë me pjesën e dytë ishin shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Në të parën të dyja skuadrat ishin të kujdesshme dhe nuk rrezikuan shumë, ndërsa në të dytën loja ishte më e hapur ku dhe u shënuan të pestë golat.
Festa për portugezët në “Stadium 974” nisi në minutën e 65 ku Ronaldo një penallti e shndërroi në gol. Por kur ende duartrokitjet për të vazhdonin, ishin ganezët ata që shënuan duke rikthyer baraspeshën.
Por skuadra e CR7 reagoi shpejt duke shënuar dy gola. Ganezët gjetën më pas një hapësirë më mbrojtjen e portugezëve dhe arritën që të shënonin golin e dytë.
Edhe pse rastet ishin të shumta, rezultati nuk ndryshoi më dhe ndeshja u mbyll 3 me 2 në favor të Portugalisë./btvnews.al