E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Porti i Durrësit/ Berisha akuza Ramës: Plaçkitja më e madhe, kërkon ta shndërrosh në pronë personale

Ish-Kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit , ka hedhur akuza ndaj mazhorancës, për Portin e Durrësit.

Berisha e ka cilësuar si plaçkitjen më të madhe, ndërsa akuzoi Ramën se ai po kërkon të shndërrojë Portin e Durrësit si një pronë të vetën.

Më tej Berisha tha se Kuvendi po kërkon me ngulm për të kufizuar kohën e opozitës në mënyrë që të mos flasë.

“Nga një grup i kryesuar nga Edi Rama, plaçkitja më e madhe. Kërkohet të shndërrohet në pronë dhe pasuri personale Portin e Durrësit. Në këtë akt të kësaj mega afere ta pa shembull, kërkohet të kufizohet fjala e deputetëve të parlamentit”

“Kërkoni të varrosni portin e Durrësit. Ta shndërroni në pronë private të klanit Rama dhe të ndonjë arabi okazional. Arabi që u zotua për 4 miliard euro investim në Beograd dhe përfundoi në 20 milion euro ndërsa të tjerat i mori Karriç.

Është plaçkitja më e turpshme, klani Rama me 60% të aksioneve, kaq thuhet. Se çfarë kanë Alabar – Rama, nuk do ta marrim vesh ndonjëherë. U merr shqiptarëve 200 mijë metër katror tokë. Në pjesën më të kushtueshme të Durrësit.” tha Berisha.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit