Pesë Botërorë radhazi me të paktën një gol të shënuar. Ky është rekordi i ri i vendosur nga Cristiano Ronaldo.
Ylli i Portugalisë gjeti golin me një penallti pasditen e kësaj të enjteje kundër Ganës, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Botërorit të Katarit.
CR7 e fitoi penalltinë vetë dhe e përfundoi me sukses. Me këtë gol ai ka thyer rekordin e legjendës Pelé, gjermanët Uwe Seeler, Miroslav Klose dhe ‘rivalit’ të tij Leo Messi të cilët kanë realizuar në 4 Botërorë të ndryshëm.
Duke iu referuar statistikave, kujtojmë se goli i tij i parë në një finale të Kupës së Botës ishte më 17 Qershor 2006 në një fitore 2-0 ndaj Iranit, më pas Koresë së Veriut me 21 Qershor 2010, kundër Ganës në 2014 dhe ndaj Marokut në vitin 2018.
Ndërsa në ndeshjen e sotme është goli i tij në Botërorin e pestë, si askush tjetër./btvnews.al