Një operacion i zhvilluar nga policia e Malit të Zi në bashkëpunim me atë shqiptare ka përfunduar me sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine.
Mediat e Malit të Zi bëjnë me dije se autoritetet kanë zbuluar kokainë të fshehur në thasë, ndërsa dërgesa kishte mbërritur në Portin e Tivarit.
Më tej shtohet se inspektorët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe efektivëve nga Shqipëria, kishin mbajtur nën vëzhgim sasisë e kokainës së sekuestruar deri sa porositësi të shkonte ta merre në port.
Deri tani mësohet se në operacion janë arrestuar disa persona, si dhe po kryhen kontrolle në një magazinë në pronësi të një prej të arrestuarve në territorin e Shqipërisë./btvnews.al