E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Sërish diell! Si parashikohet moti për ditën e sotme

Duke filluar nga dita e sotme mbi vendin tonë pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike.

Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lartësitë mbi 1000 metër këto reshje do të jenë në formën e dëborës.

Duke nisur nga orët e mesditës moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në bregdet ajo fiton shpejtësi deri në 8-10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 2 deri 11°C, në zonat e ulëta 2 deri 17°C dhe në zonat bregdetare 5 deri 17°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit