Aktivistët e Partisë Socialdemokrate kanë sulmuar me qershi Kryeministrin Albin Kurti, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel për targat.
Sulmi ndaj Kurtit ka ndodhur teksa ai ka qenë duke hyrë në ish-objektin e Rilindjes, aty ku është Ministria e Drejtësisë. Në hyrje të godinës ai është pritur nga disa aktivistë të PSD-së, të cilët e kanë gjuajtur me qershi.
Truprojat e tij ishin shumë afër dhe kanë ndërhyrë shpejt duke e mbuluar me çadër. Pas këtij aksioni ka reaguar PSD-së, dhe kanë deklaruar se në takimin e djeshëm në Bruksel fshihet edhe një marrëveshje për Asociacionin.
Ata janë dëgjuar edhe duke bërtitur “Rrenc, idiot, tradhtar”. Aksioni i PSD-së kishte të bënte me marrëveshjen e djeshme për çështjen e targave, ku Kurti akuzohet se shkeli qëndrimet e tij të para dy ditëve./btvnews.al