E shtunë, 23 Nëntor, 2024

VIDEO – Si po vuajnë banorët e Martaneshit infrastrukturën rrugore

Banorët e Martaneshit po përballen me gjendjen e rënduar të infrastrukturës rrugore jo vetëm në fshatra por edhe të rrugës kryesore që i lidh ata me Bulqizën, Matin e Tiranën.

Veç transportit publik e mallrave, më problem situata paraqitet për të sëmurët. Të gjithë ata që udhëtojnë nga Krasta për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, Dibrës apo Tiranës, duhet të përballen me këto gropa.

Një rast i tillë është edhe i Eduart Letit i cili po transporton drejt spitalit të Tiranës kunatën shtatzënë. Ai kërkon nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar që të investojnë edhe në këtë rrugë dhe të mos justifikohen me ndërtimin e rrugës së Arbrit.

Reshjet e shumta të shiut të rëna ditët e fundit e kanë rënduar akoma më shumë gjendjen e rrugës Krastë – Qaf Buall duke vështirësuar kështu lëvizjen normale të automjeteve, kryesisht veturave./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit