E enjte, 28 Nëntor, 2024

Abuzuan me të miturën në një klub nate, arrestohen 2 shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë, 22 dhe 32 vjeç, identitet e të cilëve ende nuk bëhen të ditur janë arrestuar në Itali nën akuzën e përdhunimit në grup ndaj një vajze të mitur, 16 vjeçe në Siena. Nga hetimet e kryera rezultoi se pas një nate të kaluar në një klub të njohur në Valdelsa, mes konsumimit të drogës dhe alkoolit, duke përfituar nga gjendja e dehur në të cilin ishte vajza e mitur, dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me të brenda një makine, e cila ishte e parkuar jo shume larg hyrjes se klubit.

Vajza e re, pas dhunës së pësuar, më pas është shoqëruar nga vetë dhunuesit pranë shtëpisë së saj dhe është lënë aty në kushte të këqija psikofizike.

Pas denoncimit të vajzës në komisariatin e Poggibonsit, kanë nisur hetimet, të koordinuara nga prokurori publik në Gjykatën e Sienës, të cilat kanë çuar në identifikimin e dy të dyshuarve. Pas arrestimit, dy të shqiptarët u dërguan në burgun Santo Spirito në Siena, në pritje të arrestit të shtëpisë, me aplikimin e byzylykut elektronik.

Policët kontrolluan shtëpitë e tyre në kërkim të telefonave e rrobave të veshura natën e ngjarjes. Gjatë kontrolleve, ata gjetën dhe një lëndë narkotike në shtëpinë e njërit prej dy të dyshuarve.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit