E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Dhjetë miliardë dollarë vetëm në një muaj, Rusia shpenzon një të katërtën e buxhetiti për luftën

Gjatë nëntë muajve të fundit të luftës, Rusia ka shpenzuar 82 miliardë dollarë për pushtimin e saj, sipas Forbes.

Të ardhurat buxhetore të Rusisë vitin e kaluar arritën në 340 miliardë dollarë, që do të thotë se Moska ka shpenzuar një të katërtën e buxhetit të saj vjetor për luftën.

Ky vlerësim përfshin vetëm kostot direkte të operacionit ushtarak të Rusisë dhe nuk përfshin shpenzimet e mbrojtjes apo humbjet ekonomike të shkaktuara nga sanksionet perëndimore, shkruan Sky News.

Ndërkohë, Forbes tha se të ardhurat e buxhetit federal të Rusisë nga eksporti i naftës dhe gazit po zvogëlohen, pasi ajo humbi pjesën më të madhe të tregut evropian të gazit.

Kjo po ndodh pasi kostoja e shpenzimeve të luftës u dyfishua këtë vjeshtë, me konfliktin që kërkon të paktën 10 miliardë dollarë në muaj.

Shpenzimet e kryera nga pushtimi përfshijnë pagat për trupat, kompensimin për të vdekurit dhe të plagosurit, blerjen ose prodhimin e armëve dhe municioneve dhe zëvendësimin e pajisjeve të humbura.

Forbes tha se shuma e kompensimit për të vdekurit dhe të plagosurit vlerësohej në më shumë se 3.5 miliardë dollarë në muajin e fundit të luftës.

Nga llogaritja del se Rusia përdorte 10,000 deri në 50,000 predha në ditë, me çmimin mesatar të një predhe të kalibrit sovjetik në rreth 1,000 dollarë.

Prandaj, shpenzimet e Rusisë vlerësohen në më shumë se 5.5 miliardë dollarë vetëm për furnizimet e artilerisë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit