E premte, 15 Nëntor, 2024

INSTAT publikon shifrat e Tetorit: Rritet numri i turistëve në Shqipëri

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Tetor 2022, janë 754.385. Ky tregues rezulton me një rritje 25,4 %, krahasuar me Tetor 2021. Sipas Institutit të Statistikave në Tetor 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 365.227. Ky numër është rritur me 22,3 %, krahasuar me Tetor 2021.

INSTAT në një njoftim bën me dije se në Tetor 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 2,2 herë dhe Anglia me 50,5 %, krahasuar me Tetor 2021.

Gjatë dhjetëmujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,8 herë dhe Anglia me 97,6 %, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 13,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2022, janë 749.252, duke shënuar një rritje me 20,6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2022 janë 393.300.

Krahasuar me Tetor 2021, ky numër është rritur me 26,3 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Tetor 2022, janë 355.952. Krahasuar me Tetor 2021, ky numër është rritur me 14,9 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë dhjetëmujorit 2022, është 4.783.911, duke u rritur 35,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Tetor 2022, numri i shtetasve të huaj të hyrë në territorin e Shqipërisë për qëllime “Personale” është 358.388, duke u rritur me 23,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në dhjetëmujorin e vitit 2022, hyrjet dhe daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj sipas mënyrës së udhëtimit paraqiten:

Numri i shtetasve që kanë hyrë: Nga pikat ajrore është rritur me 75,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Nga pikat detare është rritur me 47,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Nga pikat kufitare tokësore është rritur me 25,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i shtetasve që kanë dalë: Nga pikat ajrore është rritur me 77,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Nga pikat detare është rritur me 57,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Nga pikat kufitare tokësore është rritur me 28,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit