E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Katër shoferë të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në Vlorë dhe Sarandë

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore angazhohen çdo ditë, në akset rrugore në afërsi të shkollave, me qëllim normalizimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

-janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

-janë pezulluar 10 leje drejtimi, për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit