Pas fitores kundër Argjentinës, të gjithë lojtarët e Arabisë Saudite do të shpërblehen me nga një makinë tip “Rolls Royce”. Ky shpërblim do të jepet nga princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud.
Pas fitores 2-1, Mbreti Salman i Arabisë Saudite shpalli një festë publike në vend për të shënuar fitoren mahnitëse të kombëtares.
Skuadra tani kryeson Grupin C me tre pikë pas fitores së tyre ndaj amerikanëve të jugut.
Nesër në orën 14:00, ata do të përballen me Poloninë e Levandovskit.
Sipas Harian Metro, kjo nuk është hera e parë që mbretërit e Arabisë Saudite u japin një Rolls Royce lojtarëve të tyre.
Në vitin 1994, sulmuesi i saj Said Al-Owairan, i cili shënoi një gol kundër Belgjikës që u konsiderua si një nga golat më të mëdhenj të Kupës së Botës të të gjitha kohërave, mori gjithashtu një shpërblim të ngjashëm.
/PANORAMASPORT.AL