E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Ngacmoi infermieren e fshatit, arrestohet 65-vjeçari

Burimet zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat konfirmuan sot arrestimin e një 65-vjeçari, i cili akuzohet se kishte përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një 60-vjeçare.

Ka qenë pikërisht 60-vjeçarja me inicialet M.K. ajo që ka denoncuar mbrëmjen e djeshme në polici shtetasin Gëzim Kosova që rezulton të jetë familjar i largët i saj.

Gruaja që është infermierja e këtij fshati, mësohet se ka deklaruar në polici se Gëzimi jo vetëm që e përndiqte prej më shumë se 2 muajsh, por edhe e ngacmonte seksualisht në qendrën shëndetësore ku ajo punonte.

Njoftimi i Policisë
Burimet policore konfirmojnë se pas kallëzimit të bërë nga infermierja 65-vjeçari është arrestuar dhe po vijojnë veprimet për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi. Mësohet se 65-vjeçari është një person që njihet në fshat për veprime të tilla, dy vite më parë ai është arrestuar nga policia për të njëjtën vepër penale pasi një tjetër grua nga ky fshat e kishte denoncuar për ngacmim seksual.

Por mësohet se 65-vjeçari nuk u dënua asokohe pasi nuk kishte prova të mjaftueshëm për të vërtetuar fajësinë e tij.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit