Katër shqiptarë janë dënuar në Angli, pasi akuzohen se drejtonin një rrjet të shitjes së kokainës. Mediat vendase bëjnë me dije se atyre u është kapur një kokainë me vlerë prej 2 milionë Paund në Preston dhe Chorley të Anglisë.
Banda kishte qendra telefonike, të vendosura në Mançester për të siguruar që operacionet të drejtoheshin nga një zonë e veçantë, ndërsa raportohet se kishin punësuar një rrjet korrierësh që punonin me turne 12 orëshe, për të shpërndarë drogën te klientët.
Sipas mediave vendase, klientët telefononin një qendër telefonike dhe bënin një porosi, duke lënë një kod të veçantë për dorëzimin e drogës, ndërsa më pas, personi pas telefonit lajmëronte një korrier për të dërguar drogën.
Sipas prokurorisë “modeli i grupit shqiptar ishte kompleks dhe ishte krijuar për ta bërë të vështirë për policinë identifikimin e parave ose drogës”.
Të arrestuarit që tashmë janë dënuar dhe nga gjykata janë, Albi Hoxhaj 36 vjeç, Klevis Prensi 33 vjeç, Altin Nikolli 37 vjeç dhe Bekin Hasmehaj 35 vjeç./btvnews.al