Largimi nga zonat rurale është një fenomen 30 vjeçar ndërsa vitet e fundit ka marrë përmasa të mëdha për shkak se nga aty po ikin edhe të moshuarit.
Shembujt janë në të gjithë vendin, por në disa zona ato faktohen nga ndërtesat e rrënuara. Kjo është lagjja e mesme e fshatit Bejn në Klos.
Siç shihet nga pamjet, kullat e dikurshme janë të rrënuara e të braktisura totalisht. Banorët e tyre janë larguar, duke mos u kthyer më as për t’i mirëmbajtur.
Rasim Shahini tregon se lagjja e tij është braktisur masivisht nga të rinjtë, por tanimë edhe nga të moshuarit të cilët i kanë marrë fëmijët në vendet ku jetojnë. Shkaqet sipas tij janë të ndryshme por më kryesorja është mungesa e ndërtimit të së ardhmes aty.
Nga ana tjetër, Rasim Shahini thotë se edhe ata që kanë mbetur aktualisht aty mbahen nga emigracioni, pasi janë të gjithë moshë e tretë./btvnews.al