Fshati Godvì, në njësinë administrative Zerqan, të Bashkisë Bulqize, aktualisht është pa shërbimin e duhur shëndetësor, për 200 banorët e tij. Kjo për faktin se 30 vite nga prishja e sistemit nuk mjaftuan për të ndërtuar një qendër shëndetësore në këtë fshat, si në shume fshatra të tjerë.
Para disa viteve, u gjet një zgjidhje nga banoret, ku me ndihmën e tyre dhe teqesë së Bllacës, u ndërtua një ambient për t’u përdorur për qendër shëndetësore për banoret, pasi qendra e ndërtuar nga shteti ishte kthyer në magazine.
Për pos kësaj aktualisht sot edhe kjo qendër e ndërtuar nga vetë banorët nuk plotëson as kushtet me minimale për këtë qëllim.
Banorët e këtij fshati jo vetëm që nuk kanë qendër shëndetësore, por nuk kanë as mjek përveç se një infermiereje që vjen një herë në javë./btvnews.al