E diel, 24 Nëntor, 2024

Arrestohen dy policë, dyshohet se grabisnin qytetarët që dilnin shëtitje te Liqeni…

Dy efektivë policie janë zbuluar si autorët e dyshuar të grabitjes së sendeve të qytetarëve në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, kanë konfirmuar blutë e Komisariatit Nr. 1.

Nëngjesin e të shtunës, janë vënë në pranga polici Patrullës së Komisariatit nr1. Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç.

Mësohet se të dyshuarit janë mbajtur nën vëzhgim për disa javë, pasi kohët e fundit, denocnimet për grabitje që kishin ardhur në komisariatin nr. 1 në kryeqytet, ishin rritur.

Qytetarët që i janë drejtuar policisë, kanë treguar se kur dilnin shëtitje tek Liqeni, u kanë grabitur telefonat apo sende të tjera me vlere.

Nga verifikimet rezultoi se autorë të këtyre grabitjeve ishin 2 policë.

Hetimet për ta kanë nisur dhe nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore.

Njoftimi nga Policia Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit:

– S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.

Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit