Pas humbjes me Francën, Australia ka reaguar dhe ka marrë pikët e para, duke fituar 1-0 ndaj Tunizisë. Kombëtarja nga vendi i kangurëve nuk shkëlqeu, por mori maksimumin dhe tani shpreson që ndaj Danimarkës në ndeshjen e fundit të marrë rezultat për të kaluar grupin.
Dueli është zhvilluar i fortë, por dhe me ekulibër, deri në minutën e 23-të, kur ka kaluar në epërsi Australia. Krosim nga e majta e Goodëin, topi gjen kokën e Duke që shënon. Zhbllokohet rezultati.
Minuta e 31-të shoqërohet me shkëndija mes dy skuadrave. Autori i avantazhit Duka përfundon në tokë, pankina tuniziane ia hedh topin vullnetarisht. Arbitri nuk merr masa, por australiani zbutet, duke i shtrënguar dorën kundërshtarit.
Në minutën e 40-të, Tunizia për pak sa nuk barazoi. Drager ka një shans të madh për ta rikthyer ndeshjen në ekuilibër, por ndërhyrja e fundit nga mbrojtësi Souttar iu mohon afrikano-veriorëve golin. Pjesa e parë mbyllet me golin e vetëm të minutës së 23-të.
Në fakt, ky do të mbetej në fuqi deri në fund, pavarësisht se pjesa e dytë ishte akoma më e fortë, me australianët që patën mundësi të shënonin në 71’ me Leckie. Tunizia u përpoq të paktën të shmangte humbjen, pati dy mundësi shumë të mira, por nuk ia doli. /BalkanWeb