E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Bilanci i frikshëm në Itali, 13 të zhdukur dhe 100 të izoluar nga rrëshqitja e dheut në ishullin Ischia

Trembëdhjetë persona janë zhdukur në ishullin italian Ischia, për shkak të një rrëshqitje të dheut të shkaktuara nga rreshjet e shiut intensive.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve ANSA. Duke cituar policinë lokale shume ndërtesa janë nën ujë dhe baltë.

Një përrua në formë balte mori para çdo gjë që gjeti rrugës, duke përfshirë pemë, ndërtesa e makina, derisa arriti në bregun e detit.

Autoritet italiane janë duke punuar për të gjetur dhe shpëtuar çdo person të zhdukur. Rrëshqitja e dheut thuhet se ka shkaktuar dëme të mëdha në zonën Casamicciola dhe Lacco Ameno.

Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi tha se nuk është arritur të konfirmohet nëse ka pasur viktima.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit