E diel, 24 Nëntor, 2024

Do keni një ditë interesante, çfarë parashikon horoskopi për ju sot

DASHI- Sot do të jetë një ditë e qetë. Ditët e fundit në punë keni kaluar gjysmë kënaqësie dhe nuk dini më si t’i përmirësoni gjërat, veçanërisht nëse punoni vetëm. Përdorni fundjavën për të menduar dhe gjetur një zgjidhje.

DEMI- Dita do të jetë shumë interesante por do t’ju lodhë shumë. Për fat të mirë do të vijë e diela për të pushuar. Venusi është i favorshëm dhe së shpejti do të përmbushë edhe favoret e Jupiterit apo  Saturnit.

BINJAKËT- Këtë fundjavë do të keni një qiell të çliruar dhe në favorin tuaj. Synoni për të ardhmen sepse do të ketë lajme të mëdha nga muaji dhjetor. Shumë prej jush do të bëjnë plane afatgjata.

GAFORRJA- Të dashura Gaforre, do të jeni pak gjakftohtë gjatë ditëve në vijim për shkak të Hënës që bie në kundërshtim me ju. Por duhet të bëni zgjedhje të karrierës, ngaqë jeni edhe nën presion në këtë moment të jetës tuaj. Nuk duhet të nxitoheni! .

LUANI- Ata që presin ose tregohen dembelë do të humbasin një mundësi të shkëlqyer, ndërsa ata që duan të ndryshojnë jetën e tyre duhet të veprojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Situata stimuluese për takime të reja. Kërkohet edhe guxim!

VIRGJËRESHA- Të dashur Virgjëresha, Hëna do t’ju shoqërojë gjatë gjithë fundjavës. Më në fund nuk do të keni më asnjë shqetësim, siç edhe ju ka ndodhur kohët e fundit. Shijoni momentin e shumëpritur.

PESHORJA- Gjatë orëve në vijim do t’ju duhet të shmangni çdo lloj komplikacioni, pasi do të ndiheni të lodhur ose nervozë. Çiftet në rrezik duhet të shmangin rivalitetin e brendshëm… Pse duhet të shkoni në një luftë, kur dihet se nuk fitoni asgjë?

AKREPI- Gjatë ditës do të keni një qiell të shkëlqyer, por do t’ju duhet ende të lini zemërimin dhe tensionin dhe të mendoni vetëm për gjëra të bukura. Përfitoni nga kjo e shtunë për të folur për çështje dashurie e të pazgjidhura. Krijoni edhe hapësirën e duhur ​​për ndjenjat.

SHIGJETARI- Do të jetë një fundjavë rikuperimi dhe Afërdita do të jetë në shenjën tuaj, edhe për ditën e shtunë. Të moshuarit marrin konfirmime, dikush mund të dëshirojë të bëjë një hap të rëndësishëm në çift. Mundësia për të përjetuar emocione të veçanta, madje edhe ato sentimentale.

BRICJAPI- Ka ardhur koha për të bërë disa largime, sidomos për ata që ju bezdisin, sepse zakonisht mbani kontakte me shumë njerëz. Shtrëngoni dhëmbët nëse keni përjetuar hutime në dashuri. Marrëdhëniet e reja janë të mbrojtura në këto orë me Venusin në shenjën tuaj.

UJORI- Marsi disonant do t’ju sjellë nervozizëm dhe ndoshta pak lodhje. Është një periudhë trazirash, por në thelb është gjithashtu një nxitje për të vazhduar e për të vepruar më mirë se më parë. Zemrat e vetmuara mund të përjetojnë një emocion të bukur në orët e ardhshme.

PESHQIT- Të shtunën do të ketë një moment të rëndësishëm për të ndrequr diçka që ju shqetësonte prej kohësh, me qëllim për të vazhduar përpara. Nëse mendoni se jeni braktisur ose lënë pas dore, mund të thoni fjalën tuaj dhe të vendosni nëse do të vazhdoni apo jo./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit