Ditën e sotme parashikohet ndikim i masave ajrore të paqëndrueshme. Moti do të mbizotërojë me vranësira shtresore të dendura që prej orëve të paradites dhe do të jenë prezentë deri në mbrëmje.
Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak reshjet lokale të shiut do të nisin të shtunën në mbrëmje dhe do të vijojnë gjatë ditës së diel.
Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar në veri. Në relievet malore reshje dëbore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 deri 4 ballë./btvnews.al