Megjithëse është shpallur fituesi i tenderit prej 10 milion eurosh për sistemimin e skarpateve të segmentit të rrugës së Arbrit Ura e Vashës – Qaf Buall, ende puna nuk ka nisur.
Të vetmet punime që po kryhen në këtë rrugë në fshatin Plan i Bardhë janë ato të firmës koncensionare për ndërtimin e rrugës. Puna është përqendruar në hapjen e kanaleve kulluese anësore dhe ndërtimin e veprave të artit.
Mjetet e firmës, po punojnë nga tuneli pranë Urës së Vashës në drejtim të Qafës së Buallit. Përfaqësuesi i firmës, Albert Çollaku tha se mjetet që punojnë janë shtuar duke i dhënë punës një intensitet më të lartë.
Nga ana tjetër, Çollaku kërkoi mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të mos përdorin këtë segment për të lëvizur drejt Bulqizës apo Tiranës, por të përdorin rrugën aktuale ekzistuese, për arsye se bëhen pengesë për punën e automjeteve./btvnews.al