E premte, 22 Nëntor, 2024

110-vjetori i Pavarësisë, tre alpinistë valëvisin flamurin kuqezi në Majën e Bistrës

Tre alpinistët nga Kosova kanë valëvitur flamurin kuq e zi në majë e Bistrës. Alpinistët Nexhat Palushi, Fadil Sahiti dhe Astrit Krasniqi, në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë kanë vendosur që të valvisin flamurin kuqezi në temperaturën -10 gradë celsius.

Nexhat Palushi në një postim në mediat sociale uron të gjithë shqiptarët për festën dhe ka publikuar momentin kur kanë arritur në majë të malit dhe aty po valëvitet flamuri i Shqipërisë.

URIME FESTA E 28 NËNTORIT TË GJITHË SHQIPTARËVE KUDO QË JANË! Falenderoj shokët Fadil Sahiti  e  Astrit Krasniqi për ndihmën e dhënë në realizimin e kësaj videoje në Majen e Bistres me lartësi 2 651 m (lmd) dhe temp. -10 C”, shkruan Palushi.

Nesër është 110 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ku priten festime të shumta./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit