Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka denoncuar një tjetër shkelje të privatësisë së shqiptarëve.
Në një postim në mediat sociale Karamuço shkruan se 540 mijë shqiptarëve që përdorin aplikacionin WhatsApp, po ju shiten komunikimet që kanë kryer gjatë vitit të kaluar.
Sipas tij këto të dhëna dhe komunikime janë nxjerrë në shitje në darkweb, ndërsa e cilëson një dëm katastrofik të privatësisë.
“504 mijë shqiptarëve përdorues të aplikacionit whatsup, po ju shiten në darkweb të gjitha komunikimet që kanë kryer gjatë vitit të kaluar. Një tjetër dëm katastrofik i privasisë…”, është ky reagimi i pedagogut./btvnews.al