E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Dua Lipa merr shtetësinë shqiptare

Këngëtarja e famshme botërore, Dua Lipa, ka marrë sot shtetësinë shqiptare.

Dua Lipa është pritur nga Presidenti Begaj pasi do të performojë nesër në sheshin Skënderbej për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kreu i shtetit vlerësoi talentin e saj, shpirtin artistik si dhe angazhimin e këngëtares në mbështetje të kauzave sociale.

“Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, tha ai.

Dua Lipa numëron shumë çmime e vlerësime për kontributin e saj në muzikë dhe art, përfshi këtu edhe tre çmime Grammy./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit