E premte, 22 Nëntor, 2024

Kancelari Scholz propozon që të lehtësohet marrja e shtetësisë gjermane për emigrantët

Kancelari Olaf Scholz theksoi, se Gjermania ka nevojë për rregullim më të mirë të ligjit për nënshtetësinë. Scholz tha, se gratë e burrat e po ashtu edhe fëmijët që kanë ardhur dekadat e fundit në Gjermani “kanë kontribuuar shumë, që ekonomia të jetë kaq e fuqishme, sa është sot”. Disa nga këta njerëz jetojnë “prej një kohe shumë, shumë të gjatë” në Gjermani dhe kanë tashmë këtu edhe fëmijë e nipër e mbesa. Ndaj është “shumë mirë”, nëse ata vendosin të aplikojnë për marrjen e nënshtetësisë gjermane.

Reformimi i ligjit për dhënien e nënshtetësisë është planifikuar nga koalicioni qeverisës mes socialdemokratëve, ekologjistëve dhe liberal-demokratëve  në marrëveshjen e koalicionit. Mbi këtë bazëministrja e Brendshme Nancy Faeser deklaroi të premten (25.11) reformën e ligjit të nënshtetësisë. Të huajat dhe të huajt që jetojnë në Gjermani në të ardhmen mund të marrin një pasaportë gjermane pas pesë vjetësh të qendrimit në vend. Për familjarët e brezit të të Gastarbeiter parashikohet të zbuten pengesat për nënshtetësinë. Gjithashtu do të zgjerohen mundësitë për mbajtjen e disa nënshtetësive.

Reforma e parashikuar për nënshtetësinë është lëvduar nga presidenti i Instituti Gjerman për Studimet Ekonomike në Berlin, DIW, Marcel Fratzscher. “Problemi i Gjermanisë me forcat e kualifikuara të punës do të ashpërsohet edhe më shumë nga demografia dhe konkurrenca për tërheqjen e kokave më të mençura, në rast se politika nuk vepron me më shumë vendosmëri se deri tani.” Një perspektivë e qartë për nënshtetësinë është një element i rëndësishëm, për ta bërë Gjermaninë më tërheqëse për punonjës të kualifikuar, tha Fratzscher për gazetën “Handelsblatt”.

Ndërsa unioni kristioandemokrat-kristiansocial në opozitë e kritikoi ashpër planin e reformimit të këtij ligji. Zëdhënësi i grupit parlamentar të kristiansocialëvë në Bavari Alexander Dobrindt tërhoqi vëmendjen, se me këtë nënshtetësia gjermane po “zhvleftësohet”. Sipas tij “Zhvleftësimi i nënshtetësisë nuk nxit integrimin, por të kundërtën duke shtuar efektet joshëse për migracionin ilegal.”

Kryetari i bashkësisë turke në Gjermani, Gökay Sofuoglu, e përshëndeti këtë reformë të planifikuar. “E drejta gjermane për nënshtetësinë nuk i përgjigjet më realotetit të ditëve tona; ajo duhet reformuar që në themel”, i tha ai rrjetit redkasional të shtypit Redaktionsnetzwerk Deutschland./DW

Artikuj te ngjashem

Me te fundit