Skuadra e Kosta Rikës i ka befasuar të gjithë. Fitorja kundër Japonisë ka ngjallur shpresat për një kalim në fazën e 1/16 në Kupën e Botës.
Pas fitores së sotme kundër Japonisë, tashmë të gjitha skuadrat mund të kualifikohen për fazën tjetër.
Kosta Rika arriti t’i rezistoi sulmeve të japonezëve që rrallëherë vunë në rrezik Kejlor Navas dhe me një kundërzbritje në minutat e fundit, shënuan me Fuller me atë që ishte gjuajtja e vetme në portë për ta.
Kështu, të dy skuadrat shkojnë në ndeshjen e fundit në grup me shanse reale për t’u kualifikuar, sido që të përfundojë ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë, në një grup i cili është më i hapur se sa mendohej pas ndeshjeve të para./btvnews.al