E premte, 29 Nëntor, 2024

Mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, Rama: Sot mungon Thaçi dhe Rugova

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë tha se shqiptarët sot, 110 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë kanë më shumë të drejta se kurrë me parë.

Rama në fjalën e tij tha se janë dy emra që i mungojnë sallës së Kuvendit të Shqipërisë në këtë ditë të veçantë, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.

“Dy emra do të sjell këtu në vëmendje pa të cilët nuk mund të kuptohet as ardhja në këtë ditë, as vazhdimësia pas kësaj dite, LDK dhe UÇK. Të dyja këto lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot pasi u nda nga jeta para kohe, por me mision të kryer dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar i madh në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon”, tha Rama./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit