E premte, 22 Nëntor, 2024

Mori shtetësinë shqiptare, reagon Dua Lipa: Gëzim i papërshkrueshëm dhe një nder i madh

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa zotëron tashmë edhe shtetësinë shqiptare. Këngëtarja shqiptare ka marrë zyrtarisht shtetësinë shqiptare nga Presidenti Bajram Begaj.

Pas ceremonisë ajo ka reaguar në mediat sociale dhe shkruan: Faleminderit shumë! Është një gëzim i papërshkrueshëm dhe një nder shumë i madh. Jam shumë e emocionuar nga mikpritja, dashuria, mbështetja. Mezi pres koncertin e nesërm.

Dua Lipa pritet që të zhvillojë një koncert nesër në mbrëmje në sheshin Skënderbej në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit