Këngëtarja me famë botërore me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ndodhet në Tiranë ku do të mbajë sot një koncert në sheshin Skënderbej për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ajo ka publikuar disa foto me flamurin shqiptar të hedhur mbi supe dhe i ka uruare të gjithë për festën e pavarësisë.
“110 vite pavarësi. E lumtur të jem në Tiranë, Shqipëri si shtetasja më e re për të performuar për ju sonte shfaqjen e fundit të turit Future Nostalgia. Mezi po pres me ju pa”, ka shkruar artistja.
Po ashtu Dua Lipa ka takuar dhe këngëtaren shqiptare Dua Lipa gjatë qëndrimit të saj në Tiranë. Këngëtarja ka mbajtur dhe një konferencë për mediat u shpreh se ndihet e emocionuar për të performuar sërish pas kaq vitesh për publikun shqiptar./btvnews.al