Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe kanë festuar sot festën e Pavarësisë. Këtë 110-vjetor ata janë mbledhur në një nga sheshet kryesore në Londër dhe kanë valëvitur flamurin kuqezi.
Siç shihet dhe nga këto foto, shqiptarët që jetojnë aty nuk e kanë harruar origjinën e tyre shqiptare.
Kujtojmë se pak ditë më parë shqiptarët e Anglisë protestuan kundër ministres së Brendshme, e cila foli kundër emigrimit të tyre dhe i akuzoi si kriminelë.
Shqiptarët që jetojnë në Angli janë një komunitet i madh dhe i organizuar, pasi janë integruar plotësisht./btvnews.al