Brazili është bërë skuadra e dytë pas Francës që ka siguruar biletën për në fazën me eliminim direkt të Katar 2022.
Skuadra nga Amerika Latine ka mundur me shifrat 1-0 Zvicrën dhe ka sigurinë matematike se do të jetë pjesë e eliminatoreve të Botërorit edhe pas fazës në grupe.
Ndeshja ka qenë shumë e ekuilibruar në pjesën e parë, me pak raste të rrezikshme të krijuara nga të dy ekipet që sot ishin të përqendruara më shumë që të mos pësonin, edhe Brazili i cili mbrohej me forca të shumta kur Zvicra qarkullonte sferën.
Në pjesën e dytë, Brazili ishte shumë më kërkues dhe krijoi disa mundësi të mira për të shënuar. Ai gjeti edhe rrjetën me anë të Vinicius, i cili ishte shumë i rrezikshëm në krahun e majtë sa herë binte në kontakt me topin, por VAR anuloi rrjetën e sulmuesit të Real Madrid.
Por edhe pse goli i parë u anulua, djemtë të Tite kontrolluan sërish lojën për disa minuta dhe gjetën golin me Kasemiron. Edhe pse kërkuan që të shënonin sërish, sfida u mbyll me rezultatin 1 me 0.
Brazili ndodhet në vendin e parë me 6 pikë, ndërsa Zvicra deri tani ka grumbulluar vetëm 3 pikë./btvnews.al