Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar pasi janë kapur me sasi kokaine në automjetin e tyre në zonën e Parmës në Italinë veriore.
Gazzetta di Parma bën me dije se dy shqiptarët janë kapur në flagrancë nga efektivët e stacionit policor të Langhiranos. Policia gjeti fillimisht 650 gramë marijuanë brenda një pallati të braktisur e më pas nisën operacionin e tyre anti-drogë në të gjithë zonën për të zbuluar autorët e trafikimit të lëndës narkotike.
Shqiptarët shfaqën shenja nervozizmi kur u pyetën për pronarin e makinës i cili rezultonte me precedentë penalë. Qëndrimi i dyshimtë i tyre si dhe fakti që njëri prej tyre ishte ndaluar më parë për shitje kokaine bëri që efektivët të kontrollonin imtësisht automjetin.
Në një çorape të fshehur në sediljen e pasme u gjet gati 70 gramë kokainë e ndarë në 58 doza. Gjithashtu të arrestuarve iu gjetën edhe 725 Euro, që dyshohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës. Më pas të dy u vunë në pranga dhe u dërguan në burgun e Parmës.
Nga ky operacion, atyre iu gjetën mbi 700 doza kokaine me vlerë tregu rreth dhjetëra mijëra Euro./btvnews.al