Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, mijëra ukrainas po vuajnë mungesën e energjisë elektrike pas sulmeve ruse në infrastrukturën energjitike. Shumë prej tyre pritet të nisen drejt Europës për të kaluar dimrin, për shkak të temperaturave mjaft të ulëta që kanë prekur vendin.
“Evropa duhet të përgatitet për të pranuar qindra mijëra refugjatë ukrainas këtë dimrin e ardhshëm”, tha kreu i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve (NRC). Gati 7.9 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që kur tanket ruse kaluan kufirin në shkurt.
Shumica dërrmuese janë arratisur në vendet fqinje, Poloni, Hungari, Sllovaki, Rumani dhe Moldavi, por një numër i konsiderueshëm refugjatësh janë mirëpritur gjithandej në Evropë.
Ndërkohë që dimri po afron, Egeland përshkroi “situatën e tmerrshme” me të cilën po përballen civilët që qëndrojnë në Ukrainë, e cila është “përkeqësuar” nga sulmet shkatërruese ruse në infrastrukturën civile, duke ndërprerë furnizimet me energji dhe ujë.
Organizatat humanitare, si NRC, Kryqi i Kuq dhe UNHCR, janë përpjekur të ofrojnë ndihmë për civilët e prekur nga luftimet.
Ata kanë dhënë para, veshmbathje, ushqime dhe furnizime të tjera thelbësore, së bashku me pajisje strehimi për ata, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar./btvnews.al