E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Të shtëna me armë në mbledhjen e PD në Laç, po diskutohej për Primaret

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në një mbledhje të strukturave lokale të PD-së në Laç mbrëmjen e kësaj të hëne. Mësohet se debatri ka ndodhur gjatë mbledhjes ku po diskutohej për Primaret.

Ndërkohë, autori i dyshuar i identifikuar si V.R. 53 vjeç është larguar pas të shtënave dhe është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË SË KURBINIT

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin V. R., 53 vjeç, , për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 17:30, Policia e Kurbinit ka marrë njoftim për një konflikt, gjatë së cilit, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku ka rezultuar se:

Dega lokale e një subjekti politik, në Kurbin po zhvillonte një mbledhje dhe gjatë saj, ka pasur një debat mes shtetasve K. M. ( P), dhe një anëtari, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik, për Kurbinin. Në debat e sipër, shtetasi V. R. ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit V. R. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën  shtetasi V. R., tashmë  i shpallur në kërkim, dyshohet se ka qëlluar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit