E enjte, 28 Nëntor, 2024

VIDEO – Gazetarët investigativë trajnime me të rinjtë dibranë

Të rinjtë dibranë po forcohen për të përdorur format e ndryshme të artit për të rritur angazhimin e tyre në çështjet sociale, mjedisore dhe grupeve të marxhinalizuar.

Përmes një sërë trajnimesh dhe aktivitetesh të organizuar në kuadër të projektit “Artivist  Stafetë – Cikli i Dibrës”, që financohet nga Master Peace, me fonde të Bashkimit Evropian, të rinjtë janë trajnuar në realizimin e filmave të shkurtër, podkasteve dhe tregimit të historive, ndërsa më pas do të vendosin njohuritë e tyre në praktikë.

Po ashtu, të rinjtë po njihen me modele suksesi,  përmes historive të suksesshme, si një nga format e artit, që sjellin ndryshime në shoqëri. E ftuara e fundit ishte gazetarja matjane Esmeralda Keta, e cila rrëfeu përballjen me mentalitetin për të ndjekur universitetin, si dhe vendimin për të realizuar ëndrrën e saj profesionale.

Teksa foli për karrierën e suksesshme si gazetare investigative, ajo nxiti të rinjtë të thyejnë stereotipet që mund të kthehen në pengesë në jetën e tyre Ola Mitre, drejtore ekzekutive  e All Green Centre, që është një nga organizatat zbatuese të projektit, në një prononcim për gazetarin tonë Enver Doci, thekson rëndësinë e zhvillimit të këtyre aktiviteteve me të rinjtë e Dibrës./btvneës.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit