Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Britani të Madhe pasi është kapur duke kultivuar kanabis.
Mediat vendase bëjnë me dije se 31-vjeçari i arrestuar është Anduel Rupo, i cili pret gjykimin. Seanca për të është caktuar për datën 15 Shkurt të vitit 2023 dhe do të dalë para trupit gjykues në Gjykatën e Bradford Crown
Rupo prej 30 Tetorit të këtij viti ndodhet në burgun e Leeds për veprën që dyshohet se është kryer në Westgate, Bradford.
Gjykatësi Jonathan Rose caktoi sot datën e gjykimit të tij, po ashtu ka autorizuar që Rupo të ketë dhe një përkthyes./btvnews.al