E hënë, 25 Nëntor, 2024

Dyshohet se abuzoi psiqikisht me 5-vjeçaren, logopedi rrihet nga familjarët e fëmijës

Logopedi Iljasa Fazliu u arrestua dje nën dyshimin se ka kryer veprën penale trajtim të pandërgjeshëm mjekësor. Media në Kosovë ka publikuar sot incizimet ku dëgjohet Fazliu duke abuzuar piqikisht me një vajzë 5-vjeçare e cila ka qenë e diagnostikuar me autizëm. Pas këtij rasti, logopedi Fazliu është sulmuar fizikisht nga dy familjarë të fëmijës.

Policia ka njoftuar se në pranga përveç mjekut, kanë përfunduar edhe dy familjarët e 3 vjeçares.

“Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Në incizimin e publikuar, Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar pacientin që të ndaloj së qari disa herë me radhë.

“Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanën…ik aty… jepja bre topin q*ja nanën qaty… nalu ta q*ft dreqi nanën…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hën”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar me fjalët e logopedit drejtuar 5 vjeçares.

https://www.facebook.com/watch/?v=608656357680215

Ndërkaq së fundmi janë publikuar edhe pamjet e momentit kur logopedi sulmohet fizikisht nga familjarët e pesë vjeçares.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit