Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Bëhet e ditur se policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar, banues në Tiranë pasi dyshohet se ka përplasur me makinë një 51-vjeçare.
Për fat të keq, gruaja nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– R. T., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen Sh. A., 51 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.