E hënë, 25 Nëntor, 2024

Emigrimi në Britani/ 80% e tyre janë shqiptarë. Eksperti ngre alarmin

Ekspertët shëndetësorë në Britani të Madhe po paralajmërojnë shpërthimin në qendrat pritëse të azilkërkuesve të difterisë, një sëmundje akute, tepër ngjitëse, që shkaktohet nga një bakter i quajtur Corynebacterium diphtheriae.

Sëmundja shumë ngjitëse që prek lëkurën, hundën dhe fytin, deri më tani është përhapur në një qendër të përpunimit të azilkërkuesve në Kent. Në këtë qendër është raportuar më herët të ketë shumë shqiptarë të mbërritur në Britani me gomone, që presin t’u trajtohet kërkesa për azil. The Guardian raportonte në tetor 2022 se ne qendren e migranteve ne Kent, 80% e azilkerkuesve ishin nga Shqiperia.

Dr Simon Clarke, profesor i biologjisë në Universitetin e Reading, raporton The Sun, ka deklaruar se gjasat janë që infeksioni të përhapet dhe në popullatën e përgjithshme.

Ai i tha The Sun: “Ndoshta do të ketë imunitet të mjaftueshëm në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të parandaluar transmetimin në shkallë të gjerë, por nuk do të më befasojë nëse ndodhin shpërthime më të vogla, të lokalizuara. Është e rëndësishme të theksohet se ndërsa difteria është potencialisht një kërcënim serioz për shëndetin publik, ajo mbetet e trajtueshme me antibiotikë nëse diagnostikohet mjaft herët”.

Sipas ekspertit, infeksioni është potencialisht i rrezikshëm për migrantët.

Deri më tani, 50 emigrantë – përfshirë disa fëmijë – të cilët kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit janë diagnostikuar me difteri, tha ministri i imigracionit.

Dy persona janë shtruar në spital dhe një tjetër ka vdekur, raportuan të dielën Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKSHA).

Azilkërkuesit me simptoma të difterisë do të vendosen në izolim, tha Robert Jenrick.

Ministri i imigracionit u tha kolegëve se migrantët që tregojnë shenja të sëmundjes shumë ngjitëse do të veçohen nga të tjerët për një “periudhë të shkurtër” në qendrën e përpunimit Manston në Kent ose do të mbahen në një “qendër izolimi të caktuar” ndërsa trajtohen.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit