Familjarët kanë njoftuar se organet e 21-vjeçares greke që u përplas për vdekje nga një makinë që drejtohet nga 26-vjeçari shqiptar janë dhuruar.
Mediat greke shkruajnë se një e re që jetonte me zemër artificiale ka pranuar zemrën e 21-vjeçares për transplantiin në “Onasio”, ndërsa mëlçia e vajzës do të merret nga një burrë.
Ndërkohë për veshkat do të kryhen teste speciale për të gjetur një marrës të përshtatshëm.
Babai i vajzës ka thënë se kjo ishte dëshira e 21-vjeçares: “ Nuk po flasim më për vdekjen, por për jetën. Kjo ishte dëshira e vajzës tonë në bëmë atë që ajo donte”. /btvnews.al