Edhe Bulqiza ka festuar sot 78-vjetorin e Çlirimit. Aktivitete të shumta janë organizuar nga autoritetet lokale ditën e sotme, ku në nisje të ditës janë kujtuar partizanët, luftëtarët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, veteranët dhe pasardhësit e tyre.
Kreu i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, në një postim në mediat sociale teksa ka shpërndarë disa foto nga nderimi i dëshmorëve shkruan se falë tyre sot jetojmë të lirë.
“Përulemi me nderim e respekt të thellë, pa mëdyshje, pa përkatësi partiake, por thjesht si atdhetarë për këtë luftë legjendare, për të gjitha ato akte sublime të dëshmorëve dhe heronjve të saj që sakrifikuan jetën e tyre për çlirimin e vendit ku jetojmë të lirë”, shkruan ai.
Po ashtu sot në Bulqizë kanë organizuar dhe aktivitete kulturore për të nderuar këtë ditë të shënuar. Qendra Kulturore e Fëmijëve në Bulqizë kishte një program artistik të zgjedhur për këtë ditë./btvnews.al