Prej ditësh po qarkullon një lajm se bisedat e përdoruesve të Whatsapp janë hakëruar dhe po shiten në ‘darkweb’ për shuma të ndryshme parash. Lidhur me këtë ditën e sotme ka reaguar dhe eksperti i IT, Said Duleviç, i cili në një intervistë televizive ka thënë se nuk dihet ende nëse bisedat janë ende në shitje apo janë fshirë.
“Vetë WhatsApp nuk e ka konfirmuar si lajm, mund të jenë dhe si të dhëna të mbledhura dhe që kanë dalë në shitje“, tha Duleviç në ABC Live.
Për ekspertin e IT Duleviç, ekspertët dhe vetë kompania WhatsApp e ka të vështirë që të kuptojë se çfarë të dhënash janë marrë dhe çfarë mekanizmi është përdorur, deri në momentin që dikush i blen ato.
“Ende dikush nuk i ka marrë, mund të jetë dhe një formë mashtrimi. Edhe vetë WhatsApp nuk e ka konfirmuar, duket si një sulm, nëse del diçka do të dalë me një deklaratë. WhatsApp ka bërë deklarim, nuk është diçka për tu shqetësuar edhe ata vetë do të japin një sqarim me detaje, nëse kanë dalë me të vërtetë të dhëna të kuptojnë dhe mënyrën sesi kanë dalë. Edhe ai që ka publikuar të dhënat nuk e ka sqaruar mirë mekanzmin sesi janë përfituar këto të dhëna” tha ai./btvnews.al