Senegali ka fituar me vuajtje kundër Ekuadorit me rezultatin 2-1 dhe ka siguruar një biletë për në fazën tjetër në Kupën e Botës në Katar.
Senegalezët edhe pse nuk shiheshin favorit për të arritur një rezultat pozitiv, kanë dominuar në pjesën më të madhe të lojës dhe me këtë fitore renditen në vendin e dytë në grupin A.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 44’ me Ismaila Sarr, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar në avantazh ekipin e tij.
Kaisedo riktheu baraspeshën në minutën e 68’ duke iu kthyer shpresat ekipit të tij, por pas dy minutash Kulibali iu prishi festën dhe vulosi fitoren e ekipit të ti.
Grupi A kryesohet nga Holanda me 7 pikë, Senegali me 6, Ekuadori ka 4 pikë dhe Katari nuk arriti të merrte asnjë pikë./btvnews.al