Ashtu si çdo vit, më 29 nëntor, edhe sot, veteranë dhe mbështetës të partive komuniste i janë drejtuar Varrezave të Dëshmorëve për të bërë homazhe në nder të të rënëve të luftës për Çlirimin e Shqipërisë.
Në hyrje të Varrezave të Dëshmorëve, ata kanë vendosur kurora me lule, foto dhe pankarta.
Disa prej tyre mbanin dhe fotografinë e diktatorit Enver Hoxha në duar.
Ndërkohë edhe në Shkodër disa të moshuar komunistë kanë kryer nderime me rastin e 29 Nëntorit, me yllin me 5 cepa dhe me grushtin lart.