Boksieri nga Bulqiza, Ferit Keta, ka festuar në mënyrën më të mirë festën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.
Mbrëmjen e djeshme bulqizaku është ndeshur në Tetovë kundër gjeorgjianit Levani Lukhutashvili dhe ka arritur një fitore spektakolare.
Keta ka fituar me knoch-down në raundin e 5-të, duke regjistruar në këtë mënyrë fitoren e 15-të.
Mësohet se dhjetëra qytetarë udhëtuan nga Bulqiza, nga Tirana dhe nga gjithë shqiptaria për të mbështetur djaloshin Ferit Keta në këtë spektakël sportiv në ringun e Tetovës.
Me këtë fitore Ferit Keta u ka bërë një dhuratë të gjithë shqiptarëve për 110-vjetorin e Pavarësisë dhe 78-vjetorin e Çlirimit./btvnews.al