Rreth 400-500 punëtorë emigrantë kanë humbur jetën gjatë punimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit. Kjo është pranuar nga një zyrtar i lartë i Katarit, i ngarkuar me organizimin e Kupës së Botës.
Në një intervistë për mediat ndërkombëtare Hassan al-Thawadi, ka pranuar se ka pasur problematika gjatë ndërtimit të stadiumeve.
Kjo deklaratë e paparashikuar mund të rikthejë kritikat e organizatave për të drejtat e njeriut mbi shkeljen e të drejtave të emigrantëve, të cilët punuan për ndërtimin e stadiumeve, linjave të metrove dhe infrastrukturës së re të nevojshme për zhvillimin e kampionatit në Katar, me një vlerë prej 200 miliardë dollarësh.
Përpara deklaratës së zotit Thawadi, Komiteti Suprem i Katarit kishte deklaruar se numri i punëtorëve që kishin humbur jetën ishte 40./btvnews.al