E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Berisha: Samiti i 6 Dhjetorit në Tiranë i jep goditjen fatale projektit të Ballkanit të Hapur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me banoret e njësisë 5 në Tiranë ka folur për protestën e 6 Dhjetorit që do të zhvillohet ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE.

Në fjalën e tij Berisha tha se samiti është strategjik dhe në interes të shqiptarëve, por shtoi se ky takim i liderëve të BE do t’i japë goditjen fatale Ballkanit të Hapur.

Është një kënaqësi e veçantë të ju përshëndes sonte, të ju falënderoj me mirënjohje për praninë tuaj në këtë takim, në prag të një momenti historik për jo vetëm PD-në, por për shoqërinë shqiptare në tërësi.

Momenti është i tillë, pasi në datën 6 dhjetor, mblidhen këtu në Tiranë të gjithë liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në një samit të përbashkët. Dhe ky është një nder i papërsëritshëm për Shqipërinë dhe një përzgjedhje gjeo-strategjike e një rëndësie historike me të cilin Europa Perëndimore i thotë Vladimir Putinit dhe të tjerëve, se Shqipëria është territori ynë dhe harroni se mund të keni ambicie të tjera.

Në këtë mënyrë, ky samit në rrafshin strategjik është në interes madhor për shqiptarët dhe i jep një goditje fatale, për të mos thënë përfundimtare projektit të Aleksandër Vuçiç, Edi Ramës dhe vasalit të tij tjetër në Shkup, projekt i Ballkanit të Hapur, i mbështetur haptas nga Lavrov, por duhet të jemi të hapur e të themi të vërtetën, jo më pak nga Xhorxh Soros dhe pasaardhësi i tij, Aleksis që merr pjesë në çdo samit të kësaj nisme, ruso-serbe. Edhe në këtë kontekst, samiti është shumë i mirëpritur”, u shpreh Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit