E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Dhunohet drejtori i OSHEE në Lezhë, policia sqaron të gjithë dinamikën e ngjarjes

Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me ngjarjen ku ka mbetur i plagosur drejtori i OSHEE në këtë qytet. Në një njoftim për mediat, policia sqaron se E. P. 43 vjeç, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër.

Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht drejtorin e OSHEE.

NJOFTIMI I POLICISË

Në aksin rrugor Shënkollë – Lezhë,  automjeti i OSHEE-së që drejtohej nga shtetasi E. P. 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin E. P.

Shtetasi E.P, ka marrë dëmtime fizike dhe po mjerr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit